Dy vjet nga eksodi më i madh pas luftës në Kosovë (Foto)

Dhjetori i vitit 2014 shënoi largmin më të madh të qytetarëve kosovar nga Kosova.

I madh e i vogël cdo natë ia mësynin stacionit të Autobusave në Prishtinë, ku çdo natë dhjetra autobusë nisëshin në drejtim të Beogradit e me pas shpërndaheshin në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Ndonëse, nuk ka statistika të sakta se sa veta e patën lëshuar vendin gjatë asaj kohe jo zyrtarisht thuhej të jenë mbi 100 mijë perosona, transmeton Indeksonline.

I sapo zgjedhur në krye të qeverise, kryeministri Isa Mustafa ishte kritikuar për qasjen ndaj këtij fenomeni pasi kishtë thënë se njerzit qe po ikën kishin me vete telefona të shtrenjtë. Poashtu partitë opozitare këtë fenomen e ndërlidhnin me krijimin e koalicionit qendror PDK- LDK qe sipas opozitarëve ky koalicion ia kishte humbur shpresat qytetarëve për ndryshime.

Së paku dy persona ishte raportuar se kishin vdekur në Hungari teksa synonin të realizonin ëndrrën e tzre për njër një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Pikërisht, ky eksod sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian ishte bërë shkas qe kosovarëve tu shtyhet heqja e liberalizimit të vizave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë