Tri zjarrvënje në Drenas

Policia e Drenasit vetëm gjatë ditës së parë të janarit është ballafaquar me tri raste të zjarrvënies. Të tria rastet kanë ndodhur derisa qytetarët e kësaj zone po heshnin fishekzjarre për të festuar natën e vitit të ri. Në një rast një person ka raportuar se nga shpërthimi i mjeteve piroteknike i është djegur çatia e stallës dhe një sasi ushqimi bagëtish. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Në rastin e dytë po ashtu ankuesi ka raportuar se nga shpërthimi i mjeteve piroteknike i është djegur një sasi ushqimi bagëtish. Nuk raportohet për të lënduar. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin. Dhe rasti i tretë ankuesi ka raportuar se nga mjetet piroteknike i është djegur një sasi ushqim bagëtish. Nuk raportohet për të lënduar./