Arrijnë në Prishtinë autobusët e rinj (Foto)

Tashmë kanë arritur në Prishtinë  autobusët e Trafikut Urban

15 autobusë kanë kaluar terminalin doganor në Han të Elezit. Operimi i tyre pritet të fillojë që nga janari i vitit 2017.

15 autobusë tjerë do të vijnë në javën e tretë të janarit ndërsa 21 autobusë tjerë do të mbërrijnë në Prishtinë në marsin e vitit të ardhshëm.

Me autobusët e rinj synohet ridizajnimi i trafikut urban në Prishtinë. Këta autobus do të kenë GPS dhe do të dihen saktësisht vendndodhja e tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë