Në Brazil gjendet trupi që dyshohet se është i ambasadorit të zhdukur grek

Policia në Rio de Janeiro ka gjetur një trup brenda një makinë të djegur, që ishte marrë me qira nga ambasadori grek në Brazil, Kyriakos Amiridis.

Amiridis, 59 vjeqar, u zhduk tri ditë më parë, pasi udhëtonte nga Rio në Brazilia për festimet tradicionale të Vitit të Ri në plazhin Copacabana, raporton BBC.

Ai është parë për herë të fundit të hënën në qytetin e Nova Iguacu në periferi të Rio, ku u gjet makina.

Ekspertët mjeko-ligjorë janë duke kryer testet për të vërtetuar identitetin e trupit.

Makina e ambasadorit u zbulua nën një mbikalim në rrugët kryesore që të çojnë në Rio.

Ai kishte telefonuar gruan e tij nga një banesë në Nova Iguacu të hënën, duke thënë se ai ishte gati për të dalë. Ai nuk është dëgjuar më që nga ai moment.

Policia thotë se nuk ka gjasa që ai u rrëmbye meqe asnjë shpërblim nuk është kërkuar për të.

Rio ka një normë të lartë të krimit dhe incidentet e dhunshme nuk janë të pazakonta, sidomos në sezonin e zënë në mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kur qindra mijëra turistë udhëtojnë në qytet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë