Zihet hajni serik i Vushtrrisë që vjedh paratë e drejtorit të tij (VIDEO)

E.Gj. nga Vushtrria, teknik instrumentar në Klinikën e Syve në QKUK, është arrestuar pasi është incizuar duke ia vjedhur paratë drejtorit të tij, Florim Zejnullahut. Ai është penduar rëndë për veprimin e tij dhe kërkon falje për vjedhjen që ka bërë. “Zëri” ka siguruar një video ku shihet momenti i fundit kur ai ia vjedh kuletën drejtorit të Klinikës së Syve.

Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në Klinikën e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Personi që ka pranuar se ka kryer vjedhjen e që është arrestuar nga policia është E.Gj., teknik instrumentar në Klinikën e Syve në QKUK.

Policia rastin e ka cilësuar si vjedhje të rëndë, derisa dyshohet se nuk ishte hera e parë që Gj. kishte kryer vjedhje në Klinikën e Syve të QKUK-së.

Gazeta “Zëri” ka siguruar një videoincizim që do të publikohet në portalin www.zëri.info, ku instrumentari E.Gj., derisa ishte në orarin e punës, me mantelin e bardhë mjekësor, futet në zyrën e drejtorit të Klinikës së Syve, Florim Zejnullahu, dhe ia vjedh paratë që ai i kishte lënë në kuletë.

Në incizimin që është siguruar ekskluzivisht nga “Zëri” përmes burimeve të saj në organet e hetuesisë, shihet tekniku medicinal E.Gj., tek hap me një çelës zyrën e drejtorit dhe futet brenda saj. Drejtori Zejnullahu ka thënë për “Zërin” se në momentin që atij i janë vjedhur paratë, zyra e tij ishte e mbyllur me çelës kurse ai ishte në sallën operative duke kryer një operacion.


Hajni tu vjedh pare by gazetazeri

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë