Lista Serbe zbaton urdhërat nga Beogradi, ngrinë aktivitetin në institucionet e Kosovës

Lista Serbe ka bërë të ditur se deputetët e saj do të ngrijnë pjesëmarrjen në punën e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Në një deklaratën e nënshkruar nga kreu i grupit parlamentar dhe kryetar i Listës Serbe, Slavko Simic, gjithashtu theksohet se Mirjana Jevtic do të largohet nga Ministria e Pushtetit Lokal.

“Aleksandar Vucic është kryetar i Qeverisë sonë të vetme dhe autoriteti i tij, si për ne po edhe për të gjithë serbët në Kosovë, është i padiskutueshëm. Për këtë arsye, ne deputëtët e Listës Serbe në Kuvendin e institucioneve të përkohshme në Kosovë, njoftojmë se do të zbatojmë të gjitha vendimet e kryetarit Vucic dhe ngrijmë pjesëmarrjen tonë në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në deklaratë, raporton agjensia Tanjug.

Siç specifikohet “në përputhje me kërkesën e kryeministrit Vucic, Mirjana Jevtic do të largohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, për shkak se, si një serbe nga Kosova, do të respektojë autoritetin dhe kërkesën e Kryeministrit të Republikës së Serbisë, dhe do të veprojë në përputhje me rrethanat”.

“Askush për serbët në Kosovë dhe Metohi nuk e ka bërë më shumë se Aleksandar Vucic dhe lufta e popullit serb në Kosovë nuk është e mundur dhe nuk do të jetë e suksesshëm nëse për ndonjë arsye nuk ka unitet dhe lidhje të ngushta në mes të përfaqësuesve të serbëve në Kosovë dhe Kryeministrit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vucic”, shtohet në deklaratë.

Siç u tha, “Lista Serbe bashkon të gjithë serbët në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre politike. Ajo u krijua si rezultat i nevojës sonë për të realizuar mundësinë e veprimit të përbashkët dhe një luftë të suksesshme për mbijetesën dhe përparimin e popullit tonë në territorin e Kosovës dhe Metohisë, dhe për këtë arsye veprimet tona duhet të jenë shembull i unitetit dhe luftës së përbashkët për formimin e ardhshëm të Bashkësisë së komunave serbe”.

“Aleksandar Vucic ka besimin tonë të plotë dhe falënderimin për punën e madhe dhe përkushtimin për zgjidhjen e problemeve tona. Vucic është kryeministri ynë, e jo Mustafa, kështu është dhe kështu kështu do të jetë”, përfundon deklarata e Listës Serbe.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë