Emocione të papërshkrueshme. Bekim Jashari dhe Halil Kastrati gëzuan 4 familje në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari së bashku me hoxhën z. Halili Kastrati nga Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” në prag të festës së Fitër Bajramit, gëzuan katër familje nevojtare në kushte të rënda jetese, duke nisur katër shtëpi.

Katër familjeve të Komunës së Skenderajt, të cilave sot i’u filloi ndërtimi i shtëpive janë:

Familja 5-anëtarshe Haki Bajramit nga fshati Baks.

Familja 6-anëtarshe e Feriz Beka, nga fshati Likoc.

Familja 5-antarshe e Shaip Aliu, nga fshati Rezallë.

Familja 4-anëtarshe e Naim Kaçkini, nga lagjia nr.6 në Skenderaj

Poashtu humanisti z. Halil Kastrati e njoftoi Kryetarin Jashari, se ditëve në vijim do të dhurohen edhe 100 pako me gjëra ushqimore për nevojtarët në Skenderaj nga kjo shoqatë.

Kryetari z. Bekim Jashari e falënderoi përzemërsisht hoxhën Halil Kastrati me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndihmën që ju bënë familjeve nevojtare në Skenderaj.

Bëmirësit Zoti i shpërbleftë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë