Ashtu siç ishte paralajmëruar u publikua bashkëpunimi më i ri mes këngëtarit Alban Skënderaj dhe reperit Noizy.
Kënga vjen nën titullin “Drejt suksesit”. Për tekstin janë kujdesur vetë Albani dhe Noizy, ndërsa për muzikën Skënderaj.
Klipi ka ardhur në kujdesin dhe në idenë e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kjo nuk është eksperienca e parë e Ajolës në realizimin e klipeve, duke kujtuar këtu bashkëpunime me emra si Andos, Eugent Bushpepa apo Miriam Cani.