Policia jep detaje për djegien e veturës në kampusin e UP’së

Sot rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, saktësisht në parkingun brenda Kampusit të Universitetit të Prishtinës, është duke u djegur një veturë e tipit Mercedes.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zjarri është lokalizuar, nuk ka asnjë person të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Vetura e tipit Mercedes është djegur tërësisht, ndërsa dy vetura të tjera ( një Seat Ibiza dhe një Suzuki), të cilat kanë qenë të parkuara afër janë dëmtuar.

Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë