Nisma në Drenas: Komuna po e neglizhon asfaltimin e rrugës në Komoran!

Komunikatë e Nismës Socialdemokrate në Drenas:
Të nderuar qytetarë të Drenasit, të nderuar media të shkruara dhe elektronike, NISMA Socialdemokrate dega në Drenas po i përcjell me vëmendje të shtuar punimet në asfaltimin e rrugës “Mentor Morina” në Komoran e cila po përcillet me shqetësime dhe dëme të mëdha për banoret dhe bizneset e kësaj zone. Asfaltimi i kësaj rrugë e cila është njëra nder rrugët kryesore në Komoran, si dhe e cila është jo me gjatë se 1 km, ka filluar tash e disa muaj dhe po përcillet me shqetësime dhe probleme të shumta për banoret, duke filluar nga neglizhimi i Komunës së Drenasit dhe operatorit ekonomik të përzgjedhur që kjo rrugë të rregullohet në afat sa më të shkurtër sepse kjo rrugë është arteria kryesore në Komoran ku operojnë bizneset kryesore të Komoranit por edhe Drenasit në përgjithësi. Prandaj pikërisht në ketë kohë kur edhe është sezoni i bizneseve në Komoran, Komuna e Drenasit ende nuk merr kurrfarë masa që kjo rrugë e cila është shumë e shkurtër për nga gjatësia, por shumë e madhe për nga rëndësia e qarkullimit rrugor por akoma më e rëndësishme në aspektin ekonomik.
Prandaj qytetaret por edhe bizneset në Komoran me të drejtë janë thellësisht të shqetësuar sepse vonimi i punimeve në ketë rrugë po shkakton humbje të mëdha ekonomike për bizneset, pastaj pluhur të vazhdueshëm për banoret e zonës, probleme në qarkullimin e banoreve, e po ashtu edhe probleme tjera me vërshime të ujit në rast të te reshurave ashtu siç shihet edhe nga disa incizime të banoreve të cilat i publikuan në rrjete sociale ku pas të reshurave të fundit e tërë rruga ishte e vërshuar nga uji i shumtë, ku veturat gati thuajse ishin gjysmë të mbuluara nga uji duke shkaktuar probleme serioze në qarkullimin e qytetareve, e drejt kjo elementare për secilin qytetar të vendit. NISMA Socialdemokrate ndjehet thellë e shqetësuar edhe me ndryshimin kohë pas kohe të pikave gjeodezike (orientuese) dhe shënjuese të rrugës në Komoran duke e shfrytëzuar edhe mundësinë e hakmarrjes politike siç ishte edhe rasti që ndodhi ditë me parë kur edhe iu rrënua një pjesë e shtëpisë anëtarit tonë z. Naim Gjoshi.
NISMA Socialdemokrate dega në Drenas i bënë thirrje Komunës së Drenasit që të reflektoj karshi gjendjes aktuale në asfaltimin e kësaj rruge si dhe ta merr më seriozisht situatën duke marr masa konkrete në mënyrë që kjo rrugë të asfaltohet në afat sa më të shkurtër, duke qenë sa me të përgjegjshëm me taksapaguesit, pra me qytetarët e Komoranit por edhe Drenasit në përgjithësi. NISMA Socialdemokrate Dega në Drenas mbetet thellësisht e përkushtuar që për ketë problem por edhe shqetësimet tjera të qytetarëve të Drenasit, ku do të ushtroj tërë ndikimin e vet politik duke shfrytëzuar të gjitha rrugët e mundshme ligjore, në mënyrë që të ofrohet zgjidhje transparente për problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të Drenasit.
PS: Të bashkangjitur mund ti gjeni edhe disa foto nga punimet të cilat po zhvillohen në rrugën e lartcekur në Komoran ku shihet edhe cilësia e dobët në punimet e kësaj rruge.
Drenas, 07.06.2018
NISMA Socialdemokrate – Dega në Drenas