KF Feronikeli U13 është shpallur kampion i Kosovës për këtë grupmoshë, duke shfaqur lojë dhe organizim të jashtëzakonshëm në secilën sfidë.
Për tërë këtë sukses më meritorët janë talentët dhe e ardhmja e klubit tonë, trajneri Zeqir Hasi e bashkëpunëtorët e tij, Astrit Hasi dhe Halit Elshani.
I lumtur për këtë sukses, presidenti i klubit, Naser Ramaj tha se ky triumf është treguesi më i mirë që kryesia po e bënë të pamundurën për mbështetjen dhe krijimin e të ardhmes së klubit, por edhe që, sipas tij, futbollin e Kosovës ta lënë në duar të sigurta dhe me një të ardhme të ndritur.
Shkolla e Feronikelit tash e disa vite po prodhon lojtarë shumë të suksesshëm, ndërsa kjo gjeneratë është ndër më të mirat që ka pasur ndonjëherë klubi.