Ansambli Shota performon për herë të parë në Drenas

Dita e dëshmorëve dhe e çlirimit të Drenasit shënohet me shumë aktivitete

Dita e 14 Qershorit mbetet në histori dhe në mendjen e çdo qytetari të Drenasi, në këtë ditë nuk mund të dëgjosh asgjë tjetër, përveç fjalës “liri”.

Për të bërë këtë ditë sa më madhështore, dhe për të nderuar të gjithë të rënët dhe luftëtarët e lirisë, dita e dëshmorëve dhe e çlirimit të Drenasit është e mbushur me shumë aktivitete.

Me rastin e 19 vjetorit të çlirimit të Komunës së Drenasit do të performojë Ansambli Shota për herë të parë në këtë komunë.

Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Drenasit, Flutura Avdiu e ka konfirmuar këtë për portalin rtv21.tv duke thënë se ky përvjetor do të jetë edhe më i veçantë. Përveç performimit të ansamblit Shota do të performojnë edhe shumë këngëtarë të mirënjohur të estradës. Koncerti festiv në këtë komunë do të fillojë nga ora 18:00.

 

 

 

 


Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë