Lajm i keq për nxënësit që u përjashtuan nga testi ditën e parë

Komisioni Shtetëror i Maturës përmes një kumtese për media, ka njoftuar se nxënësve, që u përjashtuan nga testi në ditën e parë, nuk u lejohet të hyjnë në ditën e dytë të Testit të Maturës.
Ky vendim i komisionit bazohet në vendimin e datës 5 maj të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.
KSHM, po ashtu, bën të ditur se ndaj personave që nuk e përfillin këtë vendim do të merren masa.