Lladrovci e mbledh Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi

Në Komunën e Drenasit u mbajt mbledhja e parë e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), lidhur me zhvillimet në Komunën tonë. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga KFOR-LMT K9.

Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:

1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, mbajtur më 03/04/2018.
2. Parandalimi i dukurive negative.
3. Qenët endacak.
4. Njoftim rreth procesit të zgjedhjes së Këshillave të Fshatrave në Komunën e Drenasit.
5. Të ndryshme.

Pika e parë e rendit të ditës u miratua unanimisht.

Të gjitha pikët tjera u diskutuan dhe u dhanë rekomandime, përveç pikës së katërt e cila është shtyer për mbledhjen e radhës.
Ndërsa tek të ndryshmet, u diskutua pika: Djegia e mbeturinave (goma, vajra e produkte tjera), ku u dhanë disa rekomandime dhe konkluzione.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë