Aksident trafiku në rrugën Drenas-Komoran (Foto)

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Drenas-Komoran, transmeton DrenicaOnline.
Kolona të mëdha të automjeteve janë krijuar në këtë rrugë derisa aty është paraqitur Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.
Nuk ka informacione për persona të lënduar derisa dëmet materiale në automjete janë të konsiderueshme./DrenicaOnline/