Çfarë po ndodh në burgun e Dubravës?

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një bastisje në qendrën korrektuese në Dubravë.

Punëtorët e kësaj qendre nuk janë lejuar të fillojnë punën deri rreth orës 08:30.

Gazeta Express ka kontaktuar me Zyrtarin për komunikim me publikun nga kjo qendër, Jeton Kabashi, por i njëjti nuk ka dhënë detaje për arsyet e kësaj bastisjeje.

Ai ka thënë se do të dalin shumë shpejt me një deklaratë për të shpjeguar arsyen e bastisjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë