Njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Drenasit

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka filluar implementimin e projktit “Trajtimi i qenëve endacak’’ në Komunën e Drenasit.
Drejtoresha Krapi theksoi se këtë vit ky projekt do të implementohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK), e cila ka kontraktuar subjektet veterinare për trajtimin e qenëve endacak, të cilët janë të ndarë sipas regjioneve në kuadër të cilave përfshihen të gjitha komunat e Kosovës.
Në regjionin e Prishtinës përfshihet Komuna e Drenasit, ku është kontraktuar subjekti veterinar A.V “Drenas”- me seli në Drenas, drejtor – Elbasan Ibriqi, me numer kontaktues 045/494-589.
Andaj të gjitha shqetësimet e tyre qytetarët e Komunës së Drenasit mund t’i shprehin në këtë numër kontaktues 045/494-589.