LIVE/ Zjarrfikësit japin alarmin. Gjendja tejet serioze (Foto)

Para një ore ka shpërthyer njëra nga cisternat e naftës së pompës së derivateve “Al Petrol” në Fushë Kosovë, ku kanë pësuar lëndime disa njerëz.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet policore, ato mjekësore dhe të zjarrfikësve, raporton Indeksonline.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka ka thënë në një prononcim për Indeksonline se gjendja nuk është aspak e mirë.

“Gjendja nuk është aspak e mirë, kemi shumë problem me rrymë këtu, me instalimin e ujit që është bërë këtu, e këta të KEK-ut nuk po dojnë ta lëshojnë rrymën për arsyeje të tyre. Pa rrymë nuk kemi kapacitet me e mbuluar rezervuarin fatkeqësisht”, ka thënë Zeka.

Ai ka theksuar se për fat të mirë u kanë dal në ndihmë nga Aeroporti i Prishtinës, me të cilët po intervenojnë së bashku.

“Për momentin është vetëm një rezervuar duke u djegur, te shohim sa po mundemi me arrit me e ndal zjarrin që është shumë i madh. Cisterna që po rrjedh tanimë ka shpërthyer, por janë këta përreth, sepse Al Petrol është një kompani e madhe por po shpresojmë që nuk ndodh asgjë sepse do ta pësojmë të gjithë që jemi këtu”, ka thënë tutje Zeka.

Vazhdon zjarri në rafineri, katër të lënduar…policia po evakuon personelin në rrethinë

Publiée par IndeksOnline sur Vendredi 25 mai 2018

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë