Foto e rrallë e Ramush Haradinajt, me uniform të Ushtrisë Jugosllave

Përveç që ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së, gjatë luftës në vitet 1997-99, Haradinaj sii ri kishte kryer edhe shërbimin ushtarak në Ushtrinë Jugosllave.

Pas kthimit nga Zvicra, në vitin 1987-88, ai kishte shërbyer në Ushtrinë Jugosllave në vendin Pirot dhe Dimitrovgrad në lindje të Serbisë.

Atje brenda tre muajsh arriti të bëhej nënoficer dhe specialist për armët kimike, nga të cilat me lidhje teknike të nevojshme me armët tjera, mund të krijohen granata.

Haradinaj është një politikan dhe ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Prej datës 3 dhjetor 2004 deri më 8 mars 2005 ka qenë Kryeministër i Kosovës dhe që nga data 9 shtator 2017, është zgjedhur përsëri si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë