Lladrovci viziton votuesen që doli nga spitali për të votuar (Foto)

Kryetari i ri i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar votuesën që dje doli nga spitali për të votuar në zgjedhje
Sipas tij, vullneti dhe respekti i saj janë dëshmi se qytetari e di për kë voton dhe çka pret prej tij.
Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në Facebook:
Sot, unë, me bashkëshorten, i shpreha Nënës Shahe falënderimin tim të thellë ndaj vullnetit të saj, sepse veprimi i saj, më dha shtytje dhe shtoi vendosmërinë time për të realizuar sa më parë premtimet e mia elektorale, në dobi të qytetarit dhe nevojave të tij. Faleminderit!”, shkruan ai.