Thaqi: IPK-ja interviston 36 zyrtarë policorë për keqpërdorim

Drejtori i Policisë për Mitrovicën Jugore, Nehat Thaqi, ka thënë se gjatë javës së kaluar i ka shkuar një njoftim me shkrim se 15 nga zyrtarët policorë të njësitit të trafikut nga jugu, duhet të paraqiten në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).Ai nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.
Më parë, IPK-ja ka nisur intervistimin e 21 zyrtarëve policorë, ku shumica nga ta janë serbë, raporton “Klan Kosova”. 21 është numri i zyrtarëve policorë nga veriu, kurse 15 të tjerët nga jugu i Mitrovicës, në total 36.