Berisha uron Lladrovcin, vullneti i qytetarëve duhet të respektohet

Kandidati i partisë Fjala, Vehbi Berisha për kryetar të komunës së Drenasit, ka uruar zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës.

Ai në profilin e tij në facebook ka thënë se vullneti i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë. Postimi i tij i plotë: Të nderuar qytetarë të Drenasit, në Drenas u votua për raundin e dytë të zgjedhjeve – balotazhin, ku në përgjithësi procesi zgjedhor shkoi mirë dhe pa ndonjë incident si dhe Drenasi zgjodhi Kryetarin e Komunës Ramiz Lladrovci.

Lladrovcit i urojmë suksese në detyrën e tij të re si Kryetar Komune, sot ky ishte vullneti i qytetarëve të Drenasit i shprehur nëpërmjet procesit të lirë dhe demokratik prandaj edhe duhet të respektohet nga të gjithë. Urime dhe suksese./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë