Vetëm këto femra gjetën punë në Kosovë

Femrat po e kanë vështirë të gjejnë punë në Kosovë. Publikimi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregon se vetëm 12.6 përqind e tyre kanë arritur të punësohen në tre mujorin e dytë të këtij viti.

Meshkujt qëndrojnë më mirë sa u përket shifrave të punësimit. 42.9 për qind  e tyre janë të punësuar në sektorë të ndryshëm.

Rezultatet e dala nga ky publikim, thonë se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.

“Sipas rezultateve të AFP-së, TM2 2016, shkalla e papunësisë është 26.2%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 30.3 %, krahasuar me meshkujt, që është 25.0%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 51.0%.”

Arsimi, Shëndetësia, janë sektorët në të cilat femrat e gjejnë veten më shumë, ndryshe nga meshkujt, në sektor të ndërtimtarisë e prodhimtarisë.

“Femrat janë të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me rreth 52% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, ndërtimtarisë dhe tregtisë, me rreth 45%.”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë