Feronikeli mbyll stinorin me fitore bindëse


Në xhiron e fundit të këtij stinori, Feronikeli ka shënuar fitore bindëse ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, me rezultat 0:3.

Ndonëse me raste të shumta për të shënuar, pjesa e parë e lojës u mbyll pa gola.
Duke e parë rëndësinë e fitores, ekipi i Feronikelit u mobilizua me të gjitha kapacitetet sulmuese në pjesën e dytë, kur edhe shkëlqyen, për ta dërguar kështu Feronikelin drejt fitores.

I pari për Feronikelin shënoi Mendurim Hoti në minutën e 62’.
Rezultatin e dyfishoi goli i Albutrint Morinës në minutën e 76’, ndërkaq një minutë pas tij, rezultati u trefishua me golin e shënuar nga Haxhi Shala.

Pas kësaj fitoreje, Feronikeli radhitet i pesti në tabelë, me kuotën prej 48 pikësh.

Formacioni fillestar i Feronikelit:
F. Maloku, H. Shala, Y. Hoxha, A. Prekazi, A. Thaqi, M. Milicaj, M. Hoti, A. Morina, B. Ahmeti, D. Prokshi, A. Bardhi.
Trajner: Sulejman Starova.

Formacionet fillestar i Flamurtarit:
Shehu, Sahiti, Kaqiku, Statovci, Makolli, Kabashi, Ajzeraj, Shala, Ademi, Boshnjaku, Shabani. Kryetrajner: Gajur Rexhepi

Gjyqtarë të ndeshjes:
Sh. Murtezi, J. Musolli, F. Abrashi, L. Mustafa.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë