Xhemajlaj: Do të kandidoj përsëri, pas shumë viteve u soll demokracia në Drenas

Kandidati nga radhët e Nismës për Kosovën në Drenas, Isa Xhemajlal në një konferencë për media ka pranuar se fitues i këtyre zgjedhjeve është kandidati Ramiz Lladrovci duke shtuar se është falënderues për gjithë qytetarët e Drenasit, të cilët pas shumë viteve sollën demokracinë ku konsiderohej të ishte bastion i pathyeshëm i PDK-së, e qytetarët sollën balotazh.

“Këto ditë nuk ka qenë lehtë të bëhet fushatë për neve, nuk ka qenë lehtë që qytetarët ti rezistojnë gjithë atij presioni, kërcënimeve, shantazheve që janë bërë pas tyre.Një gjë e bukur që janë bërë për dy vitete e fundit kanë ndodhur për vetëm këto pesë javë. Pra kemi diçka pozitive. I jam mirënjohës shtabit zgjedhor të cilët në kushte jashtëzakonisht të vështirë kryen punën e vetë. Falënderoj aktivistët që bënë një punë të palodhshme dhe pas balotazhit falënderoj Aleancës për Ardhmërinë  Kosovës, Aleancës Kosova e Re të cilët përpos mbështetjes këtë e treguan edhe në teren që treguan se ishin për ndryshime”, ka thënë Xhemajlaj, transmeton Indeksonline.

Po ashtu kandidati i Nismës ka theksuar se i vjen keq që kandidati Drenori nuk e vazhdoj ndryshimin por e la në gjysmë. “Të gjithë ata që nuk votuan ishin se votuesit e tij nuk vazhduan ndryshimin por mbetën aty ku ishin.

Gjithashtu LDK-ja një pjesë e mirë e votuesve të tyre nuk ishte për të vazhduar ndryshimin. Por gjithsesi në këto zgjedhje fitoj demokracia, qytetari i Drenasit. Dhe kjo betejë e jona do të vazhdojë përsëri pasi pas tetë muajve do të shihemi prapë dhe mburremi me përqindjen e Drenasit që votuan për ndryshimin, i dhanë ngjyrë dhe jetë demokracive në Drenas të cilën aq shumë e kemi ëndërruar dhe kërkuar”, ka vazhduar Xhemajlaj.

Gjithashtu ky i fundit ka shtuar se do të vazhdojë rrugën me banorët e Drenasit për ndryshimin Drenasit, pasi siç tha ai kjo komunë nuk ia ka borxh askujt që t’i largojë investitorët, dhe nuk do të jetë në dorë të askujt ë shantazhojë dhe të kërcënojë punëtorët.

“Shumë shpejtë ndryshimin që e sollëm kësaj radhe në demokraci, do e bëjmë edhe në qeverisjen në Drenas.

Do të jem prapë  kandidat në Drenas, dhe dua të vazhdoj rrugën e zhvillimit.

Mbështetja e Drenorit, votat e tij do të na e sjellin fitues dhe të cilat është dashur dhe Drenori ka pasur një numër të madh të votuesve kësaj radhë nuk gjenden në koalicionin për ndryshim”, ka përfunduar Xhemajlaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë