Aksident i rëndë në qendër, rrezikohet jeta e dhjetëra kalimtarëve (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 09 e 30 minuta në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, transmeton Indeksonline.
Dy vetura me targa lokale janë ndeshur mes vete duke lënë persona të lënduar përbrenda veturave.
Rreziku për kalimtarët ishte i madh pasi siç shihet në fotot e siguruara nga Indeksonline, dëmet materiale ishin të konsiderueshme.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me shikimin e aksidentit.