Lladrovci uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ua uron besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili me vete sjell fisnikërimin e shpirtit me agjërim dhe adhurimin e Zotit.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit, sjell edhe përkushtimin e solidaritetin ndër njerëzor, duke fuqizuar vlerat universale mes njerëzve, virtytet më të çmuara si sakrifica dhe devotshmëria”, ka thënë Lladrovci duke shtuar se të gjithë besimtarëve që agjërojnë, ju uroj agjërim të lehtë dhe u qoftë i pranueshëm te Zoti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë