Nisma në Drenas ua uron muajin e Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, Nisma Socialdemokrate në Drenas shfrytëzon rastin që të gjithë besimtarëve të fesë Islame të iu uron ketë muaj të mëshirës, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi në familjet tuaja.

“Urojmë që ky muaj të jetë nismë për një mirëqenie të përgjithshme dhe të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë. Le të jetë ky muaj një rast i volitshëm për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë, respektit të ndërsjellët, solidaritetit dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona gjithnjë në forcim dhe ndërtim të shtetit dhe forcim të atdheut tonë”, thuhet në urimin e Nismës në Drenas./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë