KQZ: Mbi 45 për qind votuan në balotazhin e Drenasit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një konferencë për media, ka njoftuar se të gjitha vendvotimet në Drenas, janë mbyllur në orën 19:00.
Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka ka njoftuar se në zgjedhje kanë marrë pjesë 23,861 persona apo 45,49 për qind, shkruan Express.
Daka ka thënë se procesi zgjedhor në Drenas, ka shkuar mirë, “pa ndonjë parregullsi e cila do të cenonte integritetin e zgjedhjeve”.
KQZ ka njoftuar se në orën 22:00, pritet të dal me rezultatet e para për zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Drenasit.