Ekskluzive: Dalin rezultatet e para nga Drenasi

Gazeta Express ka siguruar rezultatet nga një vendvotim në Drenas, ku sot u mbajt rrethi i dytë i votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës.

Kanidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, po udhëheq edhe në qendër të qytetit, e edhe në fshatin Vasilevë. Në këtë fshat, në raundin e parë, kishte fituar Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës.

Xhemajlaj po udhëheq në shkollën Halil Bajraktari në qendër të Drenasit.

Në epërsi përballë Lladrovcit ai është edhe edhe në Vasilevë: 200 me 100.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë