Qytetarët e Drenasit shpresojnë për ndryshime (VIDEO)

Qytetarët e komunës së Drenasit, që në orët e para të ditës mësynë vendvotimet për ta realizuar të drejtën e tyre të votës.
Shumica prej tyre thanë se presin që kryetari i ardhshëm i kësaj komune, cilido qoftë, të sjellë ndryshime pozitive në komunën e tyre, por kishte edhe qytetarë pesimistë se ndryshimet e tilla mund të ndodhin, shkruan REL.