Hamed Kone largohet nga Feronikeli

 

Duke e falënderuar për kontributin e madh të dhënë dhe për energjinë e treguar në fushë, klubi i Feronikelit njofton që pas përfundimit të këtij kampionati, Ben Hamed Kone nuk do të jetë më pjesë e Feronikelit.

Për këta muaj sa qëndroi tek klubi ynë, ai u adaptua shumë lehtë me lojën dhe u familjarizua shumë shpejt me lojtarët, por aventura e tij në klubin dhe shtetin tonë përfundon këtu.

Ne e falëndrojmë për atë që ka bërë për Feronikelin dhe i dëshirojmë fat në kampionatin zviceran, ku do ta vazhdojë karrierën e mëtutjeshme.

Në fotografi mund t’i rikujtoni disa nga momentet më të bukura të Ben Hamed Kone në klubin tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë