Qeni kafshon një fëmijë

Një fëmijë është kafshuar nga një qen në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të dielës në kryeqytet.
Qeni që ka sulmuar fëmijën ishte në pronësi të një shtetase të huaj, shkruan Gazeta Express.
“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se fëmija i saj është kafshuar nga qeni i të dyshuarës femër shtetase e huaj”, njofton Policia.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, bën të ditur njoftimi.
“Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë PK-ja.