Petrit Gashi i kundërpërgjigjet Ramiz Lladrovcit

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Petrit Gashi nga IQD i është kundërpërgjigjur kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili sot në mëngjes i rekomandoi atij të vetëpërmbahet në ligjërata. “Ki kohë me ba dallimin mes gënjeshtrës, shpifjes dhe fjalës së lirë…” ka thënë Lladrovci për Gashin.
Ky është reagimi i plotë i Gashit:
Zakonisht kur polemizoj më dike flas më gjuhen e argumentit dhe jo të injorancës, dhe këtë Ramiz ta kam thënë edhe në Kuvendin Komunal. Pra, ju kur s’ keni argumente gjithmonë gjuani me “spunta” edhe pse dorën në zemër nuk je lojtar i mirë.
Fjala e lirë Ramiz, nuk është presioni ndaj mediave pavarësisht mendimeve të tyre, nuk është as injoranca në mungesë të argumentit e nuk është as kryelartësia që ti e përdore në emër të tjetër kujt dhe të kontributit të tjetërkujt. Pra, ty as nuk të zgjodhi Drenasi për burrë të mençur, as për kontribut të çmueshëm por të zgjodhi sepse ta drrasoj rrugën tjetërkush dhe këtë e din edhe vet.
Por ndalem tek përgjigja të cilën me siguri e pret me shumë ngulm sepse të jep mundësi për tu kundërpërgjigjur. Bashkimi Evropian Ramiz, promovon vlerat e lirisë, demokracisë, barazisë mes njeri – tjetrit dhe njëkohësisht të respektimit diversiteteve të popujve të ndryshëm dhe besimeve të ndryshme brenda saj. Pra, BE pranon edhe fjalën ndryshe, pranon edhe besimin ndryshe, pranon edhe mendimin ndryshe madje BE pranon edhe kritiken ndryshe nga ajo që e mendon ti. E di se ndoshta mua me duhet kohë për të mësuar dhe dalluar shumë gjera, por ty të ka kaluar koha dhe fatkeqësisht nuk i mësove kurrë.
Ti, pavarësisht tendencës dashakeqe që po e vazhdon me e pasë ndaj nesh si opozitë por edhe ndaj Llapushnikut në përgjithësi, ne të mirëkuptojmë sepse ne e dinë saktë se sa dinë dhe sa je në gjendje të dish (këtë e kuptojmë edhe nga shkrimet tuaja kur ti shënon dikush sikur ky tani).
z.Lladrovci, përmende një mjaltë me miza shumë, dhe këtë mjaltë e ke pas përmend edhe për kundërshtimet tuaja ndaj Nexhatit (paraardhësit tuaj), por fatkeqësisht po shkon po “ngjyne” në të njëjtën mjaltë, madje e ke lëshuar lugën edhe më thellë!
E di se çdo polemizim me ty është i tepërt, sepse ti as nuk ke gjuhe argumentesh e as veprime të mençura përveç që dinë me u bërë subjekt i Kukunëvs-ve, por të thamë një gjë, humorin që e ke kultivuar në kafiteritë e Tiranës nuk mund t’ja shitesh mbi 60 mije qytetarëve të Drenasit, sepse ne kemi nevojë për Kryetar e jo për humoriste ( edhe pse edhe humorin e ke humor rrugësh).
Vetë fakti së në çdo veprim tuajin e bëni për tu skuqur qytetarin e Drenasit, subjektin tuaj dhe njerëzit tuaj, dhe më këto veprime bëni që të lëvizet harmonia mes nesh, tregon se ti nuk ja donë të mirën Drenasit. Prandaj çdo polemik me ty është e tepërt, sepse një ditë e di që gjuha e argumentit tim do fitojë ndaj arrogancës dhe injorancës tuaj.
Pikë!