Arllati po “vuan” për votues, vetëm 214 votues deri tani (Foto)

Numri i votuesve në Drenas vazhdon të mos jetë i madh. Indeksoline është në terren ku po ndjekë disa qendra votimi në këtë komunë. 

Të dhënat e fundit vijnë nga qendra e votimit në fshatin Arllat. Numri i votuesve atje është i vogël.

Nga 2755 votues me të drejt vote, deri tani kanë votuar vetëm 214 votues, ose në përqindje vetëm 7.7%.

Përndryshe situata është stabile dhe nuk është lajmëruar ende asnjë incident nga kjo qendër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë