Vajza e Ilaz Kodrës, kandidate për këtë post në Universitetin e Prishtinës
Dëshmori i kombit Ilaz Kodra pas vetës ka lënë dy vajza dhe bashkëshorten. Ndonëse vajzat tani janë rritur dhe kanë filluar edhe të kontribojnë në sfera të ndryshme për shoqerinë në Kosovë shkruan Dardaniapost.
Kandidate për kryetar të Këshillit Studentor të Fakultetit Juridik të UP-së, nga Organizata studentore “Reforma”, për zgjedhjet që do të mbahen më 15 maj 2018, është Krenare I. Kodra, nga komuna e Skenderajt. Krenarja, e lindur më 04/11/1999 në Prekaz është e bija e dëshmorit-heroit Ilaz Kodra. Është studente e vitit të dytë në Fakultetin Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Krenare Kodra është studente e dalluar, është aktive në jetën studentore, e shoqëruar, e angazhuar në përfaqësimin dhe trajtimin e çështjeve, brengave, shqetësimeve dhe problemeve studentore. Ishte e angazhuar edhe në rastin e shprehjes së pakënaqësisë së arsyeshme me vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së për uljen e bursës studentore për studentët e dalluar të UP-së.
Për më shumë lexoni intervistën e plotë të dhënë për Dardaniapost.
1. Çfarë iu shtyri kandidoni për kryetare të Këshillit Studentor të Fakultetit Juridik të UP-së?
1. Secila degë e Universitetit pamarrë parasysh sa është punuar për të ka nevojë për përmirësime të mëtutjeshme. Duke e ditur që fakulteti Juridik është një ndër degët kryesore në Universitetin e Prishtinës, unë si studente e kësaj dege që nga koha kur kam filluar me studime kam hasur në gjëra që kërkohen të rregullohen si nga unë ashtu edhe nga studentët. E kjo është shtytja më e madhe që më bëri të kandidoi. U bëra pjesë e Organizatës Studentore Reforma sepse besoj që është Organizata më e denjë dhe zë dinjitoz i studentëve.
2. Si e priten kandidimin tuaj familja?
Familja ime gjithmonë ka qenë pro mendimit pozitiv të zhvillimit të shtetit tonë. E ka dëshmuar përkrahjen familjare ndaj babit si prijës ushtarak që e ardhmja e Kosoves te mos rrezikohet.
Tashmë e dëshmon ndaj meje që unë ta marrë këtë përgjegjësi të përfaqësimit të interesave të përgjithshme të studentëve, pasi që e ardhmja e ndritur e vendit tonë varet nga ne studentët si klasa më e rëndësishme e shtetit.
3. Cilat do te jene fushat kryesore qe do te ndryshoni, nese vini ne krye te Fakultetit Juridik?
Njëra ndër pikat kryesore do të jetë përgjegjshmëria e menaxhmentit të Fakultetit ndaj parregullsive dhe kërkesave të studentëve të cilat nuk janëë trajtuar fare deri më tani. Si pikë tjetër është ikurajimi dhe përkrahja e bashkëpunimit të studentëve me iniciativat e ndryshme që do të organizojmë sëbashku. Përveq përkrahjes ne do ti ndihmojmë të gjithë studentët që dëshirojnë të krijojnë aktivitete për të mirën e tyrë.
.Njërsa ndër brengat dhe shqetësimet kryesore të studentëve të Fakultetit Juridik janë: vonesa e rezultateve të provimeve, mos kontrollimi i duhur i provimeve, mosbajtja e e konsultimeve e eshumë padrejtësi të tjera. Unë sëbasdhku me ekipën time do të punojmë në këtë drejtim dhe do të zgjidhim këto probleme që po na shqetësiojnë dhe po e ulin cilësinë në Universitet.
.është shetësues fakti që përparësitë e studentëve të dalluar janë të pakëta.
Përveq Bursës së zvogëluar që ju ofrohet atyre nuk ka ndonjë stimulim tjetër për ta.
Ne do tu mundësojmë nga menaxhmenti i Fakultetit mjete shtesë për vizita studimore jasht vendit.
.Do të krijojmë një ekipë që do të mirret me monitorimin e punës që bëjnë profesorët dhe menaxhmenti i Fakultetit.
.Pikë tjetër do të jetë pasurimi i bibliotekës me literaturë përkatëse. Do të mundësojmë kompletimin e biblitekës me literaturë bashkëkohore e aktuale.
.Do të jemi organizatorë të Konferencave të ndryshme me personalitete vendore e ndërkombëtare të fushës Juridike dhe jetës Politike.
.Dotë rrisim bashkëpunimin me Institucionet e fushës së Drejtësisë, sic janë: Avokati i Popullit, Gjykatat, Ministra e Drejtësisë dhe institutet e tjera të kësaj fushe./Dardaniapost.com/