Kryetari u shërben çaj amerikanëve

Vushtrria është qyteti që mban traditën e pirjes së çajit të zi të njohur te ne si ‘çaji i rusit’. Me këtë traditë është përfaqësuar edhe kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, para një grupi të mysafirëve amerikanë.

Në një fotografi, Tahiri shihet duke shërbyer çaj të tillë me anë të ‘Xhygymëve’, enëve të posaçme për zierjen e këtij lloji të çajit, që është mjaft i pëlqyer në Kosovë, sidomos në Vushtrri, transmeton gazetametro.

Delegacioni nga SHBA ka qenë në Vushtrri me qëllim të intensifikimit të lidhjeve mes dy vendeve përmes binjakëzimit e komunës së Vushtrrisë me ndonjë nga komunat e shtetit të Iowas në SHBA.

Delegacioni amerikan ka vizituar edhe komuna të tjera me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit me Kosovën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë