Shikojeni se si e shtyp kamioni një protestues në Negroc (Video)

Sot në Negroc të Drenasit ka ndodhur një incident. Derisa një firmë po shtronte asfalt, një protestues për arsyeje ende të panjohur është futur nën rrotat e kamionit. Aty është parë edhe Policia e Kosovës. Për këtë rast ka njoftuar Nisma për Kosovën.
Lexojeni reagimin e Nisma për Kosovën:
Luftë speciale dhe humbje e arsyes së pushtetit
Sot në fshatin Negroc të Drenasit, siç din zakonisht të veproj pushteti aktual, ku prezenca e tij vërehet vetëm gjatë ditëve të zgjedhjeve, filluan shtrimin e disa rrugëve nëpër lagje pa asnjë procedurë dhe këtë e konsiderojmë tentim shantazhi, manipulim dhe lloj blerjeje e vullnetit qytetar.
Në videon e bashkangjitur, shihet se si në këtë situatë janë involvuar edhe Policia, e cila arrestoi një qytetar vetëm pse kundërshtoi shtrimin e rrugës sipas preferencave politike, i cili në përpjekje e sipër lëndoi këmbën nga makineria e rëndë dhe u dërgua me ndihmë të shpejtë në urgjencë në Prishtinë.
Shtrimi i rrugëve dhe çdo projekt tjetër, dihet se me procedura të rregullta nuk mund të ekzekutohen në kulmin e zgjedhjeve dhe konsiderohet si e pandershme dhe ndërhyrje në proces, aq më pak kur këto bëhen me mjete të dyshimta dhe jo të parapara me buxhetin e komunës, mjete të cilat me siguri punëkryersit pretendojnë t’i marrin në të ardhmen, duke dëmtuar buxhetin e vitit të ardhshëm, siç është bërë edhe më herët me shtrimin e rrugës lokale në Negroc.
Raste të tilla të keqpërdorimit të pushtetit aktual, vërehen anekënd lagjeve dhe fshatrave të Drenasit.
Luftë speciale dhe humbje e arsyes së pushtetit (video)Sot në fshatin Negroc të Drenasit, siç din zakonisht të veproj pushteti aktual, ku prezenca e tij vërehet vetëm gjatë ditëve të zgjedhjeve, filluan shtrimin e disa rrugëve nëpër lagje pa asnjë procedurë dhe këtë e konsiderojmë tentim shantazhi, manipulim dhe lloj blerjeje e vullnetit qytetar.Në videon e bashkangjitur, shihet se si në këtë situatë janë involvuar edhe Policia, e cila arrestoi një qytetar vetëm pse kundërshtoi shtrimin e rrugës sipas preferencave politike, i cili në përpjekje e sipër lëndoi këmbën nga makineria e rëndë dhe u dërgua me ndihmë të shpejtë në urgjencë në Prishtinë.Shtrimi i rrugëve dhe çdo projekt tjetër, dihet se me procedura të rregullta nuk mund të ekzekutohen në kulmin e zgjedhjeve dhe konsiderohet si e pandershme dhe ndërhyrje në proces, aq më pak kur këto bëhen me mjete të dyshimta dhe jo të parapara me buxhetin e komunës, mjete të cilat me siguri punëkryersit pretendojnë t'i marrin në të ardhmen, duke dëmtuar buxhetin e vitit të ardhshëm, siç është bërë edhe më herët me shtrimin e rrugës lokale në Negroc.Raste të tilla të keqpërdorimit të pushtetit aktual, vërehen anekënd lagjeve dhe fshatrave të Drenasit.NISMA për Kosovën, dega në Drenas
Posted by NISMA Socialdemokrate – Drenas on Saturday, December 17, 2016