Policia konfirmon arrestimin e aktorit të Stupcave

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e aktorit kosovar Mensur Safqiu.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë ka treguar shkurt për Express për arrestimin në fjalë.

“Sot rreth orës 08:00 në mëngjes policia ka arrestuar një person në mëhallën e Muhaxherëve”

Sipas saj i arrestuari është duke u intervistuar.

“Ende nuk dihet motivi i arrestimit derisa të përfundojë marrja në pyetje e të arrestuarit:, ka thënë ajo për Express.

Ndërkohë, në fotografitë e publikuara shihet se policia kishte bllokuar rrugën për ta kontrolluar veturën e aktorit. Ndërkaq ende nuk dihet arsyeja e arrestimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë