Goditet sërish me vezë Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhej sot në Fier në kuadër të procesit të llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Por pasi mbajti një fjalë para qytetarëve, kreu i ekzekutivit është përballur me një të papritur.

Rama është qëlluar me vezë teksa po largohej, në përfundim të takimit që u transmetua drejtpërdrejt nga mediat.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri qëllohet me vezë. Para disa kohësh ai u qëllua nga studentët te Fakulteti i Shkencave Sociale, si dhe nga opozita në Kuvend.

Ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me këtë incident./Gazeta Express.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë