Kur pritet të dihen shkaqet e vdekjes së policëve të aksidentuar

Me ceremoni shtetërore është varrosur polici Armend Trena, në fshatin e tij në Begracë. Në nderim të tij, paraprakisht është mbajtur një minutë heshtje, raporton KTV.
Trena ishte polic shembull e punëtor, ka thënë eprori i tij, Jaser Jaha. Ai tha se Trena iku në momentin kur më se shumti i duhej vendit dhe familjes së tij.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë për KTV’në se brenda javës priten rezultatet për dy policët e aksidentuar në fund të prillit në Lepenc.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 10 mijë euro për secilën familje.
Trupi i Trenës u gjet pasditen e së hënës, pas 10 ditë kërkimi, rreth 6 km nga vendi i aksidentit.