Komuna e Drenasit vendos t’ia rinovoi shtëpinë një banori në Abri

Komuna e Drenasit, në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të mbajtur më 07.05.2018, ka shqyrtuar kërkesat e Bashkim Deliu, me nr. 01/400-21599, dt. 17.04.2018 dhe nr. 06/360/01-22095, dt. 19.04.2018, i cili ka kërkuar t’i bëhet zgjidhja e banimit (strehimi i familjes).
Pas diskutimeve të shumta, Bordi i Drejtorëve u dakordua që Bashkim Deliu nga Abria e Epërme-Komuna e Drenasit, t’i renovohet shtëpia e tij në Abri, e ndërtuar pas luftës nga donatorët, për t’ia bërë atë të përshtatshme për banim.