DKA-ja shpërblen nxënësit e dalluar në Drenas

Pas mbajtjes së garës e fizicientëve të rinj në Drenas e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, sot në sallën e Kuvendit të Komunës, drejtori i DKA-së, Tafil Halilaj ka ndarë mirënjohje dhe dhurata për nxënësit të cilët kishin arritur suksese në këtë garë.

Gara është zhvilluar ne të gjitha institucionet arsimore me nxënësit e klasave të nënta (IX), dhe numri i nxënësve pjesëmarrës ishte 21 veta, ku një nxënës ka përfaqësuar një shkollë, ndërsa vendi i parë e ka përfaqësuar Komunën në gara e nivelit qendror.

Fituesit e kësaj gare ishin;

1. SHFMU “Jusuf Gërvalla” – Negroc, nxënësja Halime Krasniqi,

2. SHFMU “Ali Gashi”- Drenas II, nxënësi Elion Shala dhe

3. SHFMU “Dëshmorët e Fortesës” – Vërboc, nxënësja Leonita Gllareva.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë