Në familjen Muçiqi sot ka festë.
Vajza e këngëtarit të njohur, Albatrit Muçiqit, Amelia sot feston ditëlindjen e parë, shkruan rtv21.
Me rastin e ditëlindjes, babai i saj, Albatriti ka zgjedhur fjalët më të mira për të uruar gëzimin e tij të parë. Përmes një imazhi të bukur me të bijën, këngëtari ka uruar Amelian, duke i shprehur dashurinë.
”Sot vajza ime Amelia ka ditelindjen e pare Sot behen 1 vit qe erdhe ne jete shpirti i babit Te dhashtë zoti shendetin dhe gjithë lumturin e kesaj bote , zemra babit TE DUAAA SHUMËË #Amelia1 #myprincess”, ka shkruar Albatriti në instagram. Ndryshe, Albatrit Muçiqi është i martuar me Egzonën dhe së bashku kanë vajzën Amelian, e cila sot feston ditëlindjen.