Tahiri: Zgjedhjet janë në duar të PDK’së

Politologu Ramush Tahiri duke i komentuar zërat e ndryshëm të ditëve të fundit lidhur me mundësinë e prishjes së koalicionit të tashëm qeverisëse dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje, thotë se kjo çështje është në dorë të PDK’së.

“Kryeministri Kosovës Ramush Haradinaj ka plotësisht të drejtë kur thotë se Kadri Veseli mund ta rrëzojë Qeverinë e Republikës së Kosovës: Mjafton të deklarojë tërheqjen nga koalicioni qeverisës ose mjafton po ashtu si është shprehur figurativisht Kryeministri Haradinaj të iu thotë disa deputetëve nga Drenica të mos e përkrahin Qeverinë.

Deklaratë të ngjashme ka dhënë edhe zyrtari i lartë i PDK’së pas tryezës së partive politike, që tha se vetëm PDK mund ta qojë vendin në zgjedhje. Qeverinë Mustafa e rrëzoi partneri kryesor, i PDK pa asnjë paralajmërim por me arsyetim se PDK’së i takon Kryeministri si partisë më të votuar nga populli.

Pikërisht Kadri Veseli që hoqi dorë nga pozita e kryeministrit ishte dhe është përkrahësi kryesor i Ramush Haradinajt dhe i koalicionit, ose thënë kushtimisht të të fortëve apo të krahut të luftës. Edhe zëvendës kryetari i partisë Enver Hoxhaj kishte deklaruar se është koalicion i natyrshëm dhe se kështu bashkë do të shkojnë edhe në zgjedhjet lokale dhe të tjera dhe do të marrin mbi 60 për qind të votave”, tha Tahiri.

“Zgjedhjet PDK i provokon në momentin që e vlerëson se partitë kundërshtare LDK e Vetëvendosje janë në krizë dhe e kanë të zvogëluar përkrahjen e qytetarëve”, tha ai.

Politologu Tahiri duke folur për fenomenin e prishjes së koalicionit qeverisës gjatë viteve të kaluara, kujtoi këto detaje.

“Nga mësimet e së kaluarës e dimë se edhe pse ishin bashkë në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, me tu kthyer Hashim Thaçi që në Aeroportin e Prishtinës në konferencën e shtypit deklaroi se nuk ka bashkëpunim me shkelësit e Kushtetutës duke e nxitur kështu Fatmir Sejdiun të japi dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës e jo nga pozita e Kryetarit të LDK, gjë që provokoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare me tërheqjen e LDK nga Qeveria. Gjithashtu edhe diskutimi i Enver Hoxhajt në Kuvend kur tha se si PDK janë të pakënaqur me performancën e Qeverisë Mustafa , që bëri që mocioni i votëbesimit të Qeverisë i nisur nga një parti minore të ketë sukses të plotë.”

Tahiri komenton edhe teyzën e thirrur nga partia e Kadri Veselit.

“Tryeza mbahet sepse është debat që nuk varet kush e thirre dhe kush e udhëheqë por çka merren vesh. Tryeza me rotacion vetëm e shpenzon kohen deri në vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Për këtë ka duket pajtim te gjitha partive qe mos me pas zgjedhje këtë vit që po i konvenon edhe koalicionit qeverisës që po i vendosin njerëzit e partive në institucione në të gjitha nivelet duke i mbjellë kështu përkrahësit në votat klienteliste të tyre llogaritin në zgjedhje”, tha Tahiri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë