Limaj: Mirupafshim në fitoren e madhe


Lideri i NISMA për Kosovën Fatmir Limaj, në përmbyllje të fushatës për zgjedhjet komunale në Drenas ka shprehur bindjen e tij në fitoren e kandidatit të kësaj partie, Isa Xhemajlaj.
Limaj para qytetarëve që kishin mbushur sallën, ka kërkuar nga ta që ndryshimin që e kanë nisur më 4 dgjetor ta vulosin të dielën në balotazh duke votuar për Isa Xhemajlajn.
Ai ka thënë se pas shumë kohësh është hera e parë që qytetarët e Drenasit mund të vendosin lirshëm për kryetarin e tyre. Limaj është shprehur se kur e kanë nisur fushatën e ndryshimit kanë qenë Osum larg ndryshimit por ndryshimi po duket se ardhur.
Limaj në përmbyllje të kësaj fushate ka përmendur edhe luftën e egër që është bërë kundër tij me shpifje e kërcënime.
“Frika ka marrë fund. Nuk keni lënë gjë pa bërë por kurrë nuk na keni rrëzuar dhe nuk do të mundeni kurrë. Të nderuar qytetarë të vullnetit të mirë njerëz që keni pritur 16 vjet, bashkohuni me Isa Xhemjalan dhe mos lejoni tu ikë ky rast. Edhe dy ditë ju ndajnë nga fitorja e madhe dhe nuk është fitore e një grupi apo e një individi, por është fitore e qytetarëve të Drenasit”, ka thënë Limaj.
Ai i ka porositur mbështetësit e NISMA-‘s që edhe të dielën në ditën e votimit të tregojnë kulturë qytetaresic kanë bërë me 4 dhjetor.
“Ju djem e vaza që keni mborjutur votën tonë vazhdoni të respektoni ligjin dhe të mbroni votën. Respektojeni rivalin dhe ruajeni kulturë qytetare”, ka porositur lideri i NISMA’s. Ai i ka ftuar qytetarët e Drenasit që të mos joshen dhe frikësohen nga asgjë.
“Ne nuk duhet ta humbasim orientimin tonë deri në minutën tonë të punojmë dhe angazhohemi. Angazhimi ynë është kthyer në mision dhe misioni ynë është ndryshimi i Drenasit:, është shprehur ai.
Limaj po ashtu ka thënë se ata që po shpifin dhe po mundohen ta ndajnë qytetarin e Drenasit të shkojnë në Mitorvicë dhe ta largojnë murin e jo të krijojnë mure mes qytetarëve. “Ne besojmë në ndryshimin që e përfaqëson Isa Xhemajlaj. Mirupafshim në fitoren e madhe”, ka thënë Limaj.