Xhemajlaj i bindur në fitore: Shihemi në fitoren e 18 dhjetorit

Kanidati i NISMA-së për Kosovën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj në përmbyllje të fushatës së tij i ka bërë thirrje qytetarëve të Drenasit që ta votojnë ndryshimin më datën 18 dgjetor.

Ai në fjalimin e tij përmbyllës të fushatës zgjedhore në Drenas ka thënë se do t’i shërbejë qytetarëve të Drenasit pa dallim.

“Më 4 dhjetor ju treguat se më nuk mund të luhet me ndjenjat tona dhe se partitë moniste nuk mund të ju sundojnë, sepse ju i dhatë kuptim demokracisë në Drenas. Kërkojë nga ju të njëjtën edhe për 18 dhjetor”, ka thënë ai.

“Me 18 dhjetor do ti japim haopësirë zhvillimit të arsimit, shëndetësisë dhe do ta bëjmë bashkë me ju seose të bashkuar do të kemi suksese”, ka shtuar tutje Xhemajlaj.

Ai në fund ka falenderuar qytetarët e Drenasit që përkundër kërcënimeve nuk u dorëzuan dhe po vazhdojnë rrugën për ndryshim.

“Nga 19 dhjetori qeverisja komunale do të kthehet te qytetari. Shihemi në fitoren e 18 dhejtoirit. Dilni votoni për ndryshimin. Ndryshimi tanimë vecse ka ardhë. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Drenasit”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë