Policia e Kosovës jep detaje për kosovarin që u gjet i djegur në veturë

Dje në Fushë-Krujë policia shqiptare gjeti një veturë të djegur brenda së cilës ndodhej edhe një trup i pajetë dhe i djegur. Ky trup dyshohet se është i Xhavit Osmanit nga Pestova e Vushtrrisë, të cilin një natë përpara se të gjendej familjarët e raportuan si të zhdukur në Polici, shkruan Gazeta Express.
Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitin. Zahiti tha se më 4 maj familjarët e kanë raportuar si të zhdukur një person me identitetin e njejtë me trupin e pajetë që u gjend dje në Fushë-Krujë. Dyshohet se bëhet fjalë për personin e njejtë.
“Më 4 maj, në orët e vona dikush nga familjarët e ka raportuar si të zhdukur në polici një person dhe dje e kan gjetë në Fushë-Krujë dyshohet që bëhet fjalë për personin e njejtë”, tha Zahiti.