Lladrovci ngacmon opozitën në Drenas e cila po kundërshton ndryshimin e stemës komunale

Në kohën kur do të duhej të fillonte mbledhja e Kuvendit të Drenasit, Vetëvendosje në këtë komunë po vendoste në rrethojat e objektit pankarta kundër iniciativës për ndryshimin e stemës së komunës.

E brenda në sallë, kryetari Ramiz Lladrovci, derisa priste fillimin e mbledhjes, shfrytëzonte rastin të ngacmojë asamblistët nga opozita, raporton KTV.

Pas gati një ore vonesë, mbledhja filloi me kundërshtimet e opozitës, e cila kërkoi që 3 të hiqen nga rendi i ditës, përfshirë atë për formimin e komisionit për vulat e stemën.

Kjo, me arsyetimin se këto pika nuk kishin marrë miratimin e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Me gjithë kundërshtimet e opozitës, kuvendi i dha dritën e gjelbër komisionit me 19 vota për, ndërsa 10 asamblistë votuan kundër.

Kryetari Lladrovci iniciativën e kishte arsyetuar me kërkesat që si stema, ashtu edhe vula, përfundimisht të realizoheshin përkitazi me legjislacionin në fuqi.

KLIKO VIDEON:

https://video.gjirafa.com/koha?video=drenas-stema

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë