Rexhep Selimi e godet rëndë Erdoganin: Kosova i dorëzoi gjashtë turqit në duart e kasapit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ka dhënë një goditje të rëndë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Selimi e ka quajtur “kasap” udhëheqësin autoritar turk.

Deputeti i VV’së e ka dënuar dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi, ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm, si pjesëtarë të lëvizjes së klerikut Fethullah Gülen.

Selimi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “Kosova i dorëzoi gjashtë turqit në duart e kasapit”.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë